HomeSociale

Njoftim nga OSHE, zgjatet orari i pagesave të energjisë elektrike

Orari i pagesave të energjisë elektrike, do të zgjatet, kështu ka njoftuar kompania OSHE. Me anë të një njoftimi, është bërë e ditur se orari i pagesave pranë pikave të pagesave do të zgjatet deri në orën 17:30, duke filluar prej ditës së hënë.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, shkruhet në njoftimin e kompanisë.


TË NGJASHME