HomeLajmi i Fundit

Njoftimi zyrtar nga TIA: Shqiptarëve u duhen këto tre kushte për të hyrë në Holandë

Vende të ndryshme kërkojnë rregulla të ndryshme për të hyrë në to, kështu Tirana International Airport ka publikuar sot tre kushtet që duhet të plotësojnë shtetasit shqiptarë të cilët duan të vizitojnë Holandën. Sipas TIA, për të udhëtuar drejt Holandës: duhet të jesh i vaksinuar, të paraqesësh një test PCR dhe të plotësosh formularin.

Njoftimi i detajuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:

1.Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina

-Astra Zeneca

-Pfizer

-Johnson & Johnson

-Moderna

-Serume Institute of India

-Sinopharm BIBP

-Sinovac

2.Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë

3.Personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin në linkun e meposhtëm:

LINK: https://www.government.nl/…/vaccine-declaration-covid-19


TË NGJASHME