HomeSociale

Njofton Manstirliu: Zgjerojmë kapacitetet e testimit

Lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka deklaruar se vendi ynë do të zgjerojë kapacitetin e testimeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja shprehet se tashmë është hapur laboratori i dytë në QSUT, me një staf të kualifikuar.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

#COVID19
Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me #cilësi dhe #siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT

Staf i kualifikuar
Laborator i çertifikuar

?? Të #mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë
Vendose maskën
?? Ruaj distancën
Kujdesu për higjienën vetjake dhe kolektive

Bashkë kundër #COVID19


TË NGJASHME