HomeShëndeti

Njolla të errëta në lëkurë? Ja si ti heqim vetëm me një përbërës

Nëse keni probleme me lëkurën dhe dëshironi të zbardhni cilëndo qoftë njollë të errët, bëni në shtëpi maskën e thjeshtë nga majdanozi.

Majdanozi tashmë një kohë të gjatë është i njohur si përbërës i shkëlqyeshëm për zbardhjen e lëkurës nga zonat problematike, njollat nga dielli, apo rrathët e errët nën sy.

Përbërësit:

– 2 lugë djathë i freskët;
– 1 lugë jogurt;
– 5 fletë majdanozi.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni mirë në blender derisa të formohet masë homogjene.

Procedura:

Vendoseni maskën në gjithë fytyrën apo vetëm në zonat e dëshiruara edhe pas dhjetë minutave, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni krem hidratues.

Kujdes: Këtë masë mund ta përdorni dy deri në tri herë në javë dhe mos e lini të qëndrojë më shumë se dhjetë minuta.


TË NGJASHME