HomeLajme

Nju Jork. Parada e Marinës, një javë shfaqje

Në brigjet e Nju Jorkut po mbahet parada e javës së Flotës 2019, me disa anije që lundrojnë në ujëra, mes të cilave “USS New York” dhe “Firefighter II” nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit.

Janë rreth 2.600 pjesëtarë të trupave të Marinës dhe Rojës Bregdetare, që po marrin pjesë në paradën e anijeve përgjatë gjirit të Nju Jorkut.

Gjatë të gjithë javës organizohen ture e vizita në anije, ndërkohë që do të ketë edhe koncerte të bandës së Marinës dhe të tjera aktivitete.

Roja Bregdetare, ndërkohë, do të mbajë demonstrime të kërkim-shpëtimeve, që mund të ndiqen nga sytë kureshtarë të njujorkezëve.


TË NGJASHME