HomeShëndeti

Nju Jorku shpall emergjencën e shëndetit publik nga lia e majmunit

Një situatë emergjente e shëndetit publik është shpallur nga zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut për shkak të numrit në rritje të rasteve të lisë së majmunëve dhe e quajtën qytetin “epiqendrën” e shpërthimit. Njoftimi u bë nga kryebashkiaku Eric Adams dhe komisioneri i shëndetësisë Ashwin Vasan të shtunën, duke thënë se gjithsej 150,000 banorë të qytetit mund të jenë në rrezík të infeksionit nga lija e majmunëve, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Kjo deklaratë do t’i shtyjë zyrtarët të lëshojnë urdhra urgjence duke ndjekur kodin shëndetësor të qytetit dhe të ndryshojnë dispozitat e kodit për të zbatuar masat e ndryshme paraprake si një mënyrë frenuese për përhapjen e virusit në qytet.

Deri të premten, qyteti i Nju Jorkut raportoi gjithsej 1,345 raste të lisë së majmunëve dhe Kalafornia kishte 799 infeksione, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul, gjithashtu kishte shpallur një emergjencë të fatkeqësisë shtetërore në dy ditët e fundit për shkak të rasteve në rritje të lisë së majmunëve, me departamentin e shëndetësisë shtetërore që e quajti atë një “kércënim të menjëhershëm për shëndetin publik”.

Në një deklaratë zyrtare, Adams dhe Vasan thanë se do të punojnë me partnerët e tyre federalë për të siguruar dozat e vaksinës kundër lisë së majmunëve sapo të bëhen të disponueshme. Ata thanë se ky shpërthim duhet të menaxhohet me urgjencë, veprim dhe burime.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar gjithashtu se shpërthimi i lisë së majmunëve përbën një emergjencë globale shëndetësore.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha gjithashtu se shpërthimi i lisë së majmunëve mund të ndalet nëse vendet, komunitetet dhe individët e infektuar ndërgjegjësohen për sëmundjen dhe ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndaluar përhapjen e saj midis njerëzve.

Deri më tani, më shumë se 22,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në rreth 80 vende të botës, me rreth 75 vdëkje të dyshuara në Afrikë për shkak të infeksionit. Brazili, India dhe Spanja raportuan gjithashtu vdékjet e para të lidhura me infeksionin nga lija e majmunëve të premten e javës së kaluar./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME