HomeLajme

Njujorkezët bashkohen me italianët / Duartrokasin mjekët

njujorkezet duartrokasin

Të premten në mbrëmje, njujorkezët dolën në dritaret e tyre për të duartrokitur punonjësit e kujdesit shëndetësor, urgjencën, mjekët, infermierët, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe shoferët e kamionëve të cilët janë duke punuar në vijat e para kundër pandemisë.

Në orën 7 pasdite, rrugët e New York City gumëzhinte me duartrokitjet dhe brohoritje pasi mijëra njerëz, në shenjë solidariteti dhe përkrahje ju bashkuan nismës së njohur tashmë.

Noah Frick-Alofs, një asistent në NBC Nightly News, bëri një video të brohoritjeve nga banesa e tij në lagjen Murray Hill të Manhattan. Kjo metodë falenderimi filloi në Itali para disa javësh ku mijra qytetarë nga veriu në jug dilnin në ballkonet e tyre duke duartrokitur dhe kënduar. Nisma u përqafua dhe nga qytetarët e Tiranës disa ditë më parë të cilët dolën në mbështetje të bluzave të bardha në luftë kundra koronavirusit.


TË NGJASHME