HomeSociale

Nobel 2018: Për të tretën herë në histori, një grua fiton çmimin Nobel në fizikë

Fituesë të çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2018 janë 3 shkencëtarë: Artur Ashkin nga SHBA, Gerard Morou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanada. Këta tre fizikantë janë fitues të çmimit simbolik Nobel si edhe të një shume monetare prej 770 mijë paund.

Çmimi u mor me motivacionin për punën e tyre kërkimore me impulse e lazerit me intesitet të lartë, për të përmirësuar dhe avancuar në teknologjinë e lazerit dhe u dha sot nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Ashkin ka marrë gjysmën e çmimit për zhvillimin e një “piskatoreje optike” e cila do të bëjë të mundur që organizmat e vegjël të mund të trajtohen me rreze të lehta lazeri.

Morou dhe Strickland do të marrin pjesën tjetër të çmimit, për punën e tyre, në një “metodë e cila gjeneron impulse optike ultra të shkurtra”.

Donna Strickland, shkencëtare në Universitetin e Waterloo në Ontario, është gruaja e parë që fiton Nobelin pas 55 vitesh. Nobeli i fundit që u fitua nga një grua në Fizikë ishte në vitin 1963, kur Maria Goeppert Mayer mori çmimin për punën e saj mbi strukturën “shell shell”.

Strickland është gruaja e tretë në histori që ka fituar çmimin e Nobelit në Fizikë.

 


TË NGJASHME