HomeShowbiz

Noizy dhe Oriola nuk flasin bashkë? Detaji që i nxjerr zbuluar

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë dhe kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.

Madje modelja hoqi edhe përshkrimin nga BIO që tregonte se i përket grupit OTR dhe ende vazhdon të mos ndiqet me Noizyn në Instagram. Mirëpo një detaj i nxorri zbuluar ata dhe s’po dimë çfarë të mendojmë për marrëdhënien e tyre.

Ndonëse nuk kanë publikuar foto bashkë, Oriola dhe Noizy kanë qenë në të njëjtën festë, bashkë me miqtë dhe reperin Cash Money, i cili ka publikuar foto me të dy.

A thua të jenë pajtuar?


TË NGJASHME