HomeShowbiz

Noizy flet për largimin e Encës nga grupi “OTR”: Ka qenë shumë e lodhshme

Noizy është ndër reperet shqiptarë më të dashur që vazhdimisht sjell hite të reja. Gjatë gjithë këtyre viteve, përpos suksesit të tij, ai ka sjellë në skenë emra të njohur e artistë të rinj.

Një mbështetje të tillë thuhet se e ka bërë edhe për këngëtaren Enca Haxhia, e cila kohë më parë kishte qenë pjesë e grupi OTR. Pas disa polemikave mes tyre, Enca ishte larguar nga ky grup, ku më pas dyshja filluan me ‘përplasje’ virtuale.

Në një intervistë në emisionin NIN, Noizy, ka folur rreth ish-bashkëpunëtores së saj, të cilët e konsideron si person të lodhshëm.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet”, është shprehur ai.

“Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur”, përfundoi ai.


TË NGJASHME