HomeTeknologji

Nokia prezanton modelin e smartofnit 7.1 me softuer të mrekullueshëm

HMD Global sapo ka prezantuar telefonin e ri Nokia 7.1. Nokia 7.1 ka ekran me rezolucion 1080 x 2280, piksela dhe diagonale prej 5.84 inç. Ai është mbrojtur nga Gorilla Glass 3. Përveç kësaj, ekrani mund të bëjë konvertimin HDR në kohë reale në video SDR.

Telefoni i ri i Nokias ka procesor Snapdragon 636 SoC dhe RAM 3 ose 4GB. Hapësira e tij e brendshme është nga 32 deri në 64 GB. E nëse kjo hapësirë nuk është e mjaftueshme, atëherë ajo mund të shtohet përmes një karte microSD.

Kamera e tij është 8MP f/2.0 – për selfie, dhe 12MP f/1.8 kamera kryesore. Ka edhe një kamer tjetër bardh e zi 5MP.

Kamerat e pasme kanë optikën Zeiss dhe disa veçori të mrekullueshme të softuerit me modalitet të dyfishtë, që iu mundëson të përdorni në të njëjtën kohë kamerën para dhe atë të pasme.

Bateria e telefonit të ri të Nokias është 3,060 mAh. E Nokia thotë se 50% e baterisë mund të mbushet për 30 minuta. Telefoni ka sistemin operativ Android 8.1 Oreo.

Nokia 7.1 mund të paraporositet që nga 5 tetori, me shitjen që nis më 28 tetor. Modeli me konfiguracion 3GB/32GB në Evropë kushton 319 euro, kurse ai 4GB/64GB 349 euro.


TË NGJASHME