HomeShowbiz

Nominimet për “MTV”, Bebe Rexha dhe Dua Lipa përball njëra tjetrës

MTV ka shpallur zyrtarisht nominimet për “MTV Video Music Awards 2019”.

Shfaqja e çmimeve është paraparë të mbahet të hënën e datës 26 gusht, në orën 20:00.

Eventet e ndryshme botërore nuk kanë se si bëhen pa shqiptarë, artistet Dua Lipa dhe Bebe Rexha edhe në MTV VMA 2019, kanë përfunduar të nominuara në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë elektronike”.

Bebe Rexha konkurron me dy këngë në këtë kategori: “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin.

Dua Lipa është e nominuar për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, përkatësisht Mark Ronson edhe Diplo.


TË NGJASHME