HomeSport

Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e dytë të artë

Kosova ka hyrë edhe një herë në historinë e Lojërave Olimpike duke na bërë të gjithëve krenarë. Kosova renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi.

Vajza shqiptare, Nora Gjakova ka mundur në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe ka fituar medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë.

Po ashtu, në gjysmëfinale Nora mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinale. Kjo është medalja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas asaj të fituar para 5 vitesh nga Majlinda Kelmendi në Rio dhe asaj të para pak ditëve nga Distria Krasniqi.


TË NGJASHME