HomeShowbiz

Nora i ‘rrëmben’ vëmendjen Erës në ditëlindjen e saj, shfaqet më seksi se kurrë

Era dhe Nora istrefi janë artistet më në zë të estradës shqiptare. Dy bukuroshet kanë korrur sukses në industrinë e muzikës, ndërsa në fundmi i pamë dhe bashkë me një super bashkëpunim që u kthye menjëherë në hit.

Era Istrefi festoi dy ditë më parë 25-vjetorin e lindjes me një festë me të afërm e miq. Ndonëse Era tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj, pas nuk e la edhe Nora e cila shkëlqente me një fustan tyli me xixa, pantallona të shkurta të bardha dhe një shall të bardhë me pupla.

Një detaj i veçantë ishin edhe karficat me gurë që i jepnin një pamje shumë vajzërore Norës. Nora siç duket ka pasur dy veshje gjatë festës dhe në një foto tjetër ku shfaqet duke pozuar me Erën dhe Elvana Gjatën, ajo shfaqet me një fustan të zi elegant.


TË NGJASHME