HomeLajmi i Fundit

Nuk arriti dot në kohë, 22-vjeçarja hidhet nga kati i tetë

Një kërcimtare e re është hedhur e terrorizuar nga ballkoni i katit të tetë për t’i shpëtuar të dashurit të saj abuziv.

22-vjecarja Georgia Brodrick, i kishte telefonuar të atit për ta ndihmuar në apartamentin në Melbourne, por ai nuk erdhi në kohë.

Ajo sapo kishte mësuar se i dashuri e kishte tradhtuar por nuk mund të konfrontohej me të, kështu që u hodh nga ballkoni dhe ra në një gardh e më pas në një pellg me ujë.

Vajza u çua me urgjencë në spital teksa krahu i majtë ishte thuajse gjymtuar nga rënia. Doktorët i dhanë asaj pak shanse mbijetese pasi kishte pësuar thyerje të qafës, të kurrizit e të këmbës.