HomeLajmi i Fundit

“Nuk bashkëpunuam me Tiren”/ Lirohen me vendim gjykate infermierja dhe sanitarja, burg per dy të tjerat (EMRAT+DETAJET)

Gjatë ditës së sotme mësohet se infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukie Hoxhaj janë liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit. Ato fillimisht u akuzuan për “Shpërdorim detyre” dhe për “Mashtrim”, ndaj macientëve të shtruar në spitali “Shefqet Ndroqi”.

Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.

Kujtojmë që Apeli vendosi për të dyja masën “detyrim paraqitje”.

Sakaq dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, duke mbetur në burg.


TË NGJASHME