HomeShowbiz

Nuk bën dot fëmijë, aktorja turke rrëfen historinë e trishtë

Aktorja turke Larissa Gacemer ka rrëfyer sekretin e saj më të madh.
Ajo i ka kthyer përgjigjie fansave që i shkruajnë vazhdimisht pse ajo dhe bashkëshorti i saj nuk bëhen me fëmijë. Larissa e cila është nga Brazili, por jeton në Stamboll dhe njihet nga rolet e saj në serialet turke, tregoi në një video të postuar në Instagram se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt.

Aktorja i kërkoi fansave mos t’i bëjnë më pyetje të tilla sepse ajo është e lumtur pavaresisht kesaj gjeje.

E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”-tha Larissa.

Aktorja është shumë e njohur në shtetin turk dhe ka me miliona fansa. Videoja e saj është parë me shume se 1 milion herë dhe komentet poshtë saj kanë qënë tejet pozitive.


TË NGJASHME