HomeShowbiz

Nuk do e njihni/ Billie Eilish shfaqet totalisht ndryshe në “Vogue”

Në datën 3 Maj u shfaq kopertina e re e prestigjiozes ‘British Vogue’ për muajin maj dhe ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte ‘look-u’ që Billie Eilish u kishte zgjedhur të shfaqej.

Ndryshe nga si ishim mësuar ta shihnin deri më tani këngëtaren e re në moshë, me rroba të gjëra, ajo u prezantua me një ‘look’ më klasik, të zgjedhur nga vetë ajo. Vetë Billie ka treguar se në fakt nuk ka bërë ansjëherë më parë diçka të tillë.

Në këtë set fotografik Eilish u shfaq e veshur me një korse dhe një pardesy të ‘Burberry’ ngjyrë bezhë, duke treguar dhe tatuazhin, për të cilin ishte shprehur se nuk do ta shihnin kurrë.

Për të mos u mjaftuar më kaq, Billie tregoi se arsyeja që e shtyu të vishte korse ishte shumë e thjeshtë: sepse e urren mënyrën se si stomaku i saj duket. 


TË NGJASHME