HomeShowbiz

“Nuk do ti mungoj ekranit”, Xhensila Pere sensuale në fotot me bikinie

Së fundmi Xhensila Pere ka realizuar setin e ri të fotove bardhezi me të brendshme.

Xhensila pëlqen të jetë kundër rrymës dhe ndaj në këtë stinë vere, ndryshe nga vajzat që pozojnë në plazh me bikini, ajo zgjedh të ulë ndriçimin dhe të pozojë me veshje intime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” rrëfen në këtë intervistë sekretet e vajzës mendjehapur dhe projektin e saj televiziv paradoksal.

90-60-90 janë përmasat e fizikut tënd, ashtu siç ke deklaruar në statusin që shoqëron setin e ri të fotove. Pra, ke përmasat ideale?

Xhensila Pere: Po, këto janë përmasat e mia.

Pse realizove një set me të brendshme në kohën kur mund të dilje me bikini, meqë jemi në stinën e verës?

Xhensila Pere: Sepse më pëlqen të jem ndryshe. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të eci me turmën. Dua që çdo veprim i imi të mbajë firmën time.

Çfarë ndjesie të jep zhveshja si koncept, a janë të brendshmet më ngacmuese sesa topless-i apo nudot?

Xhensila Pere: Absolutisht, të brendshmet janë shumë më shumë sensuale dhe ngacmuese sesa topless apo nudo. Për mua, zhveshja (ajo profesionale) është një tregues elegance, e cila në vetvete është një kualitet fizik. Dhe ashtu si e ka thënë dhe Karl Lagerfeld: Nëse femra nuk e ka elegancën e zhveshur, nuk mund ta ketë kurrë e veshur.

Linja fit dhe muskuj, si ke arritur ta ndërtosh këtë trup?

Xhensila Pere: Nëse do them që kujdesem, do gënjeja. Kam një metabolizëm që më nderon, edhe pse prefiksi ndryshon.

Meqë ke eksperiencë si Miss dhe si organizatore e mentore e “Miss Universe Albania”, cilat janë kriteret e ditëve të sotme për të poseduar një kurorë bukurie?

Xhensila Pere: E bukura është relative, ndaj nuk vendosim dot një standard të prerë si me thikë. Kriteri i parë dhe më i rëndësishmi është bukuria fizike dhe tiparet e rregullta, pra të jetë e bukur. Nëse ka dhe vetëbesimin, sepse në fund të fundit kjo është një garë vetëbesimi, atëherë është e denjë ta mbajë atë kurorë mbi kokë.

E si mund ta tërheqësh vëmendjen mediatike, ke një sekret?

Xhensila Pere: Kam shumë mënyra që unë mund të marr vëmendjen mediatike, ashtu si ka ndodhur tashmë prej shumë vitesh, por nuk është faji im që komentohet vetëm zhveshja. Një personazh si unë është plot diversitet, por edhe pse jemi në 2020, populli ynë vazhdon të çuditet kur ti shkon në plazh me rrobabanjo.


TË NGJASHME