HomeShowbiz

“Nuk e di askush”/ Aurela Gaçe nxjerr zbuluar veten dhe Eli Farën

Aq energjike dhe ekspresive sa është Aurela Gaçe, kush do ta mendonte që këngëtarja i ka frikë sportet ekstreme?! Epo ndodh edhe kështu, njerëzit që duken shumë të fortë e moskokçarës të jenë të ndjeshëm. Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, Aurela tha se ka shumë frikë nga sportet ekstreme, ndërsa mikja e saj më e ngushtë, Eli Fara që është një natyrë e qetë, e ka shumë qejf shpejtësinë në makinë.

Aurela tha:

“Unë sportet ekstreme nuk i dua, kur shoh njerëz që hidhen nga lartësitë apo me trena të shpejtë unë nuk i dua, më pushon zemra, nuk i dua. Për shembull në makinë jam shumë e qetë eci shumë avash. E kundërta kam mikeshën time të ngushtë Eli Farën, është aq e qetë por në makinë është gangster. Edhe Skerdi është shumë i qetë ama në makinë i them ‘të lutem ule shpejtësinë’.”


TË NGJASHME