HomeShowbiz

Nuk e fsheh më lidhjen e saj, Bebe publikon pamjet gjatë momenteve intime me të dashurin… (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se po e shijon në maksimum romancën e saj të dashurisë me të dashurin e saj të ri, i cili është regjisor.

Bebe Rexha ndau me fansat një moment të shkurtër intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj në buzë.

Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Dhe si dëshmi për këtë janë fotot e videot që ajo publikon ku shihet pranë të dashurit të saj regjisor, Keyan Safyari.

Në fotot e videot në fjalë, Bebe është treguar pa komplekse, madje nuk ka ngurruar të ndajë momente intime me Keyan. Së fundmi ajo ka publikuar në “InstaStory” një foto ku shihet në shoqërinë e personave të saj më të dashur.


TË NGJASHME