HomeShowbiz

Nuk e ka përmendur kurrë në Big Brother: Beniada “eskortë” e Silvio Berlusconit

Modelja Beniada Nishani, e cila është pjesë e Big Brother Vip prej disa muajsh dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut me çiltërsinë e saj, ka jetuar për shumë vite në Itali.

Të gjithe karrierën e saj Beniada e ka zhvilluar në shtetin fqinj, ku sukseset e saj janë të shumta si në modeling, por edhe në kinematografi.

Shumë pak veta e dinë që Beniada ka luajtur rolin e një prej femrave të shumta të Silvio Berlusconit, ku modelja është si escortë e biznesmenit.

Filmi i zhanrit dramatik mban titullin “Loro” dhe është publikuar në vitin 2018, teksa flet për njerëzit e pushtetshëm në biznes dhe politikë që janë pranë Berlusconit.

Berlusconi në këtë film luhet nga Toni Servillo dhe është një nga prodhimet e bujshme në Itali, por Beniada nuk e ka përmendur asnjëherë dhe nuk dihet arsyeja.


TË NGJASHME