HomeShowbiz

“Nuk e kam harruar”, një dashuri si kjo e Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri pati një lidhje të shkurtër me kolegun e saj DJ Geek. Megjithatë edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga ndarja e tyre, këngëtarja ende e dashuron atë.

Gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se ende është pak e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është akoma në zemrën e saj.

Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj të duash është gjëja më e bukur që ekziston.

“Jam ende pak e dashuruar, se kam dashuri shumë të madhe kështu që është ende në zemër, brenda meje. I love hard. I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën,” tha këngëtarja.

Dafina Zeqiri foli edhe për dëshirën e saj për tu bërë nënë. Ajo tha se kjo është një gjë që do ia lërë kohës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për të sjellë në jetë fëmija pa partner.


TË NGJASHME