HomeLajmi i Fundit

Nuk e lejojnë të kalojë në kufi/ Qytetari me lot në sy: Mora borxh për tamponin, dua të punoj

Që në mëngjesin e sotëm është raportuar se ka pasur probleme me kalimin në kufirin e Hanit të Hotit. Kjo gjë ka penalizuar shumë punëtorë ditorë nga Shqipëria të cilët shkojnë në Malin e Zi për të bërë punë krahu për të mbajtur familjet e tyre.

Një tjetër problematikë ka qënë dhe mosnjohja e tamponëve të paraqitur nga qytetarët, duke iu kërkuar atyre që testin ta bëjnë në sportelin doganor, i cili kushtonte 23 euro dhe vlfshmëria e tij është vetëm 48 orë.

Një nga qytetarët, i cili punonte si punëtor krahu, shprehet i pikëlluar se nuk kishte para për të bërë tamponin dhe se lekët i kishte marrë borxh. Ai kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye i duhej të punonte më shumë, pasi familja e tij nuk kishte asnjë krah pune tjetër.

“Më rrejnë më mashtrojnë, shi si më janë bo durët. Unë për 20 euro punoj tan ditën, unë jam sakat. Vetëm me na vjèdh. Nuk me lanë me kalu, borxh i kam marrë 20 euro. Jam vet i 5-ti dhe shpi me qera.”-tha punëtori me lot në sy.


TË NGJASHME