HomeShowbiz

Nuk e pranojnë lidhjen, ky detaj i nxori zbuluar Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Prej kohësh është përfolur për një romancë mes Bora Zemanit dhe aktorit të njohur të humorit, Donald Veshaj.

Nuk e dimë nëse janë shokë apo çift, por Bora nuk është se nuk e ka vizituar shtëpinë e Donaldit.

Në shkurt të 2019-s, Bora publikoi një foto të këndshme nga një ambient kuzhine ku shkruante, “Ju duhet vetëm dashuri… dhe një filxhan kafe”.

Të gjithë ndoshta kemi menduar se ndodhet në ambientin e kuzhinës së saj duke qenë se dhe veshja e Borës është fiks si për në shtëpi, një bluzë të bardhë që i rri e gjatë si fustan.

Por siç duket kjo foto është shkrepur në shtëpinë e Donaldit. Kjo gjë u dallua pas programit të së dielës në “Për drekë me mua”, ku aktori mblodhi grupin në shtëpinë e tij dhe në nga këto pamje shihet që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më pare.


TË NGJASHME