HomeLajme

“Nuk e vrau varka por shteti”, Protestë për vdekjen e Jonadës para Ministrisë së Brendshme

Qytetarë, fëmijë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, e më pas u zhvendosën para Kryeministrisë dhe në fund tek Presidenca.

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Një tjetër kërkesë e qytetarëve të pranishëm në protestë është edhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit vë përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.


TË NGJASHME