HomeSport

Nuk është më thashethem, Elseid Hysaj drejt Premier League

Nuk është më një thashethem merkatoje, Elseid Hysaj është në listën e preferencave të Manchester United. Gjithçka lindi si një sondazh ku Manchester United kërkonte një mbrojtës anësor, por tani është kthyer në një objektiv me ide të qarta, për të transferuar mbrojtësin e Napolit.

Sipas “Sky Sport”, ekziston një mundësi, që të ketë një ofertë konkrete për anësorin e Napolit. Fillimisht, objektivi kryesor i Manchester United, ishte Aaron Wan-Bissaka, por oferta prej 50 milionë eurosh u refuzua menjëherë nga Crystal Palace. Për këtë arsye, drejtuesit e United kanë hedhur vështrimin nga mbrojtësi shqiptar.

Futbollisti shqiptar plotëson kushtet qe kërkon trajneri Solskjaer, i aftë të luaj në të dy krahët, i balancuar në lojë dhe një futbollist i cili ka një rendimet shumë të kënaqshëm. Një tjetër plus në këtë tratative është dhe vlera e kartonit të Hysaj, presidenti De Laurentiis mund të jetë i kënaqur edhe me 20-25 milion euro. Për Hysaj, Premier League do të ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, aq më tepër të luajë për një klub si Man.United.


TË NGJASHME