HomeShowbiz

Nuk flet kurrë për jetën private, dhe për këtë Nevina e ka një arsye

Moderatorja Nevila Shtylla është komentuar shumë në media për shkak të spekulimeve se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Dyshja e njohur postuan një foto në rrjete sociale, në të cilën shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe prej andej nisën thashethemet për një romancë të mundshme.

Ditën e djeshme e ftuara në emisionin “E Diell”, Dalina Buzi, e pyeti Nevinën nëse nuk flet për jetën private, sepse e ndalon dikush apo se nuk është e sigurt.

“Unë zgjedh të ekspozoj atë pjesë të jetës sime që njerëzit e pëlqejnë. Në momentin që unë e kam punë këtë gjë, mundohem ta ndajë punën nga jeta private. Nëse personi që është pranë meje do të donte të ishte person publik patjetër”, u përgjigj Nevina.

Përpara se moderatorja të fliste, partneri i saj në moderim Edi Manushi e ngacmoi duke i përmendur emrin e Grezdës, por Nevina u mundua ta shmangte në mënyrën më të mirë.


TË NGJASHME