HomeShowbiz

Nuk flet me Noizy-n, por Oriola Marashi bën deklaratën e papritur për OTR

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë dhe kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.

Madje modelja hoqi edhe përshkrimin nga BIO që tregonte se i përket grupit OTR, mirëpo karriera e saj po njeh vetëm ngritje dhe mbrëmjen e kaluar ka sfiluar për markën e njohur botërore Guess.

Modelja seksi s’mund të ishte më e lumtur se kaq dhe kjo u duk fare mirë në Instagramin e saj ku publikoi foto e video të ndryshme. Por me siguri foto më e bukur ishte kjo deklaratë për grupin OTR të cilët i quajti si më të rëndësishmit pasi i kanë qëndruar gjithmonë pranë, ashtu siç ka bërë Oriola për ta.

grami.jpg

TË NGJASHME