HomeShëndeti

Nuk flini mirë? Provoni këtë truk për gjumë të rehatshëm

Zakonet e gjumit kanë ndryshuar shumë. Por, ne nuk mund të bëjmë pa gjumin. Gjumi është po aq thelbësor sa të hani ushqime ose të pini uj.

Ka shumë persona qe kan probleme me gjumin e nuk mund të flen rehat ose nuk i zë gjumi fare. Ja çfarë mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj. Para se të shkoni në shtrat, thjesht spërkasni disa vajra në jastëkun tuaj, për të shijuar një gjumë të rehatshëm. Zbuloni se si mund ta bëni.

Gjërat që ju duhen:

  • Uje i distiluar
  • Një shishe qelqi
  • Një gyp
  • Vaj livande
  • Vaj kamomili
  • Vaj esencial portokalli
  • Ujë trëndafili

Përgatitja:

  • Merrni shishen dhe vendosni gypin e vogël mbi të.
  • Pastaj përmes saj, në shishe shtoni 20 pika vaj livande, 15 pika vaj portokalli dhe 10 pika vaj kamomili.
  • Mbush pjesën tjetër të shishës me ujë të distiluar dhe me ujë të trëndafilit, gjithashtu.
  • Përzjejeni mirë, përpara se ta spërkatni në jastëk. Nëse mendoni se kjo nuk është mjaft e fortë për dëshirën tuaj, gjithmonë mund të shtoni më shumë pika të vajrave të lartpërmendur.

Aroma e butë e vajrave do t’ju qetësojë dhe do të jeni në gjendje t’i thoni lamtumirë stresit të ditës, si mendore ashtu edhe fizike.


TË NGJASHME