HomeShowbiz

Nuk i fshihen dot paparazzëve, Kylie dhe Travis Scott kapen mat së bashku

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish bashkë!

Themi këtë pasi dyshja është parë nën shoqërinë e njëri tjetrit mbrëmjen e së shtunës. Ata të dy janë kapur në foto nga paparazzët në Los Angeles.
Pas karantinimit ata kanë darkuar së bashku, janë përpjekur të fshiheshin për të mos u pikasur nga aparatët e fotografëve, por nuk ia kanë dalë dot.

Duke mbuluar fytyrën me duar, Kylie është futur në makinën e saj dhe Travis në të tijën, por vetëm pak sekonda më vonë, reperi është futur në makinën e Kylie-t, për t’u larguar së bashku.

Cifti ka qëndruar në praninë e njëri-tjetrit dhe gjatë karantinës, në shtëpinë e milioneres duke u kujdesur për vajzën e tyre Stormi e duket se kjo gjë i ka lidhur ata më shumë.


TË NGJASHME