HomeLajmi i Fundit

“Nuk i harroj ato lotë”/ Basha në Belsh: Mbylljani derën Ramës!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e Belshit dhe të Dumresë, ku u prit me entuziazëm të madh nga simpatizantët e PD.

Krahas dëgjesës së ankesave të tyre, Basha cilëson se e vetmja zgjidhje është ndëshkimi i Ramës me votë, duke mos i dhënë atij një mandat të tretë.

Ai thotë se nuk ka për të qenë ai njeri që kur kërkon vota shtrihet barkazi, e në pushet bëhet arrogant. Basha garanton se nuk bën premtime fallco prandaj belshakët duhet të votojnë për PD që të sjellë ndryshimin.

‘’Mirë se ju gjej, të rinj dhe të reja, të Belshit e Dumresë, nëna e baballarë.

Ndihem sikur jam kthyer në shtëpinë time, në Dumrenë e bukur që e dua kaq shumë. Në këtë perlë jo të Elbasanit por gjithë Shqiopërisë. Jo më kot Frashërliu i madh e donte kryeqytet të kombit shqiptar.

Me shumicën prej jush njihemi prej më shumë se një dekadë. Bashkë kemi qenë në ditë të mira, kur kemi evidentuar projekte të mëdha që i kemi zhvilluar rrënjësisht. Dumrenë, Belshin, ekonominë tuaj dhe fatet e familjeve tuaja. Bashkë kemi qenë edhe në ditët e errëta, shkelmat që merrte ekonomia e Belshit. Dita duket që në agim. Që në vitin e parë mashtrimet u ndjenë në kurriz të shqiptarëve, e veçanti fermerëve të Belshit. Nuk i harroj lotët e fermerit, që premtimi për çmimin e duhanit do bëhej realitet. Kërrusja e kurrizit për fidanët, puna 14 orë, dhe e dinin që nuk do nxirrnin fitim, por as do shlyenin borxhin.

Nuk e harroj një pasdite në takim me të rinjtë, dhe pyeta për të rinj që kanë emigruar. Nuk i harroj, e di që ju nuk i harroni, mos i falni, dhe ndëshkojini me votë. Ata që e braktisën Dumrenë e Elbasanin, ju vodhën djersën tuaj, ju gënjyen ju, erdhën e u tallën me ju. Nëna, bashkëshorte, dhe motra të Belshit, mos ia falni vuajtjeve për djemtë tuaj, bashkëshortëve tuaj, vendet e punës. Unë e di që nuk do ja falni apo jo.

Një pyetje kam për nënat e Dumresë, Elbasanit e Shqipërisë. A do ta lejoni atë që për 8 vite ju vodhi ekonominë, t’iu vjedhë edhe 4 vite të ardhmen e fëmijëve tuaj?

A do ja hapni derën, boll më , mbylljani derën Edi Ramës. Bashkohuni me mua, me PD, votoni për ndryshim. Ndryshim për ne do të thotë paga më të larta, vende pune, për rininë e Dumresë dhe Elbasanin. Ndryshim për mua do të thotë ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE.

Kam kaluar 12 vjet, kam kaluar kur pak metra prej këtej ju premtova se do hiqnim vizat për shqiptarët. Në mesin tuaj shoh që shumë prej tyre kur e dëgjuan ulën kokën, dikush që nuk është këtu mes nesh, por që do e takoj, xha Hasan Hysa, po tha ka për të ndodhur. Shumë pak veta kishin besim. Ja ku jam sot, mes shqiptarëve që lëvizin pa viza në BE.

Sot dua t’ju them se, çdo zotim nga biznesit të vogël, zotim ndaj rinisë, është me plan të mirëstudiuar nga mbi 500 ekspertë. Më 25 prill është përgjegjësia juaj që duke votuar masivisht për ndryshim, t’i jepni mundësinë t’i bëjmë këto plane realitet. Zgjedhja është e thjeshtë, edhe 4 vite të tjera me njeriun që iu shkatërroi ekonominë, edhe 4 vjet me njeriun që e la Shqipërinë vendumëro.

Rriti naftën ,energjinë, taksat, edhe 4 vite të tjera dështime, apo votë për PD, për ndryshimin, ekonominë tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa. Votë për fëmijën tuaj, që Belshi dhe Dumreja të kenë atë që meritojnë. Zotohem para jush se nuk do jem njeriu që kur kërkon votën, shtrihet barkaz, e kur merr pushtetin bëhet arrogant. Nuk bëj premtime fallco e tollumbace. E tregon tuneli i Elbasanit, heqja e vizave, futja në NATO, më jepni mundësinë që Dumrenë, këtë mrekulli të natyrës dh Zotit dhe një pasuri për ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekoftë juaj. ‘’- tha Basha.


TË NGJASHME