HomeShowbiz

Nuk i paska mbetur hatri, Aurela mbështet publikisht Albërijen

Aurela Gaçe mbështet Albërije Hadërgjonajn në Festivalin e Këngës, dhe dy këngëtaret duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet.

Kjo pasi gati një vit më parë, Albërija bëri një deklaratë pikante ku shkruante se duhet ta harrosh fitoren në “Këngën Magjike” nëse aty është edhe Aurela Gaçe.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh”, tha Albërie.

Më pas këngëtarja sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar, por ky shkrim u pasua nga një reagim i Aurelës, i cili u aludua se ishte një përgjigje për Albërijen.

“A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët dillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkruante Aurela.

Por së fundi, Aurela ka postuar në Instastory një foto duke treguar se e mbështet Albërien në Festivalin e Këngës.

“Tjetër ndjesi e bukur”, ka shkruar Aurela duke na treguar mbështetjen e saj për kolegen, me të cilën nuk ka ndonjë hatërmbetje.


TË NGJASHME