HomePolitikë

Nuk i përgjigjet pyetjeve për krizën politike, Meta: Bëhuni të përgjegjshëm!

Presidenti Ilir Meta për momentin ka preferuar të qëndrojë larg përplasjes së fortë mes mazhorancës dhe opozitës pas lënies së mandateve.

Megjithatë, kreu i shtetit dha një mesazh të tërthortë për situatën politike që po kalon vendi, duke lënë të kuptohet se çdo vendim i forcave politike nuk duhet të jetë i nxituar dhe duhet llogaritur mirë përballë sfidave europiane të Shqipërisë.

“Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane”, deklaroi Meta.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Presidenti Meta nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai do të inicionte një tryezë të partive politike apo të ndërmjetësonte për gjetjen e një zgjidhjeje.


TË NGJASHME