HomePolitikë

“Nuk ishte refuzim”, Kryemadhi flet për ftesën e kryeministrit Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se mos reagimi ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për diskutim, pas tërmetit nuk është refuzim.

Për Kryemadhin ajo që bëri Rama ishte një gjë shumë e shëmtuar që Rama bëri.

“Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndenjur aty pse nuk janë nxjerrë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se ndihmat e saj për të prekurit nga tërmeti nuk kanë munguar, por thjeshtë nuk është publikuar.

“Çdo gjë e jona në terren është e pa publikuar. Madje kemi pasur edhe debate me disa, që pse të mos i bëjmë publike. Ky është një solidaritet njerëzor dhe politika duhet të rrijë larg propagandës”, tha Kryemadhi.

E pyetur si e përjetoi tërmetin e 26 nëntorit, Kryemadhi u shpreh:

“Në fakt isha zgjuar sepse më zgjoi tërmeti i orës 2.30 pastaj nuk më zuri më gjumi, ishte shumë i gjatë. Psikologjiskishit nuk është se kam në mendje frikë, por kam përshtypjen se pastaj vazhdon trupi i tensionuar, axhitimi dhe rëndimi nga viktimat kishim dhe disa miq dhe shokë që ishin të prekur nga tërmetet.

Për këtë arsye ishte pak e rëndë. Por në raste të tilla secili nga ne duhet të bëjë një mbledhjeje mendjeje dhe një kthjellim për të qenë të qartë në të gjitha hapat. Duhet të jemi goxha të fortë, të menaxhojmë këtë situatë qoftë emocionale, qoftë dhe sociale. Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar.

Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopështeve dhe çerdheve nuk janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë.

Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti”.


TË NGJASHME