HomeLajme

Nuk iu bind policit, arrestohet 35-vjeçari

Kalon me semafor të kuq, nuk i bindet policit dhe më pas e kundërshon me dhunë por e pëson keq 35-vjeçari në Tiranë

NJOFTIMI

Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 u bë arrestimi për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” i shtetasit L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet.

Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policies, për prangosjen e shtetasit L. T.


TË NGJASHME