HomeSport

“Nuk jam mirë, jam shumë mirë”, Ronaldo tregon edhe njëherë se është akoma në formë

“Nuk jam mirë, jam shumë mirë”.Ronaldo është pikërisht njeriu që i ka dhënë kuptim kësaj shprehjeje. Mbrëmjen e djeshme, Portugalia “shkatërroi ” me rezultatin e thellë 6-0 Lituaninë, ku tre gola janë realizuar nga Cristiano Ronaldo. Me 3 golat e shënuar dje, Ronaldo tregoi edhe njëherë se është akoma në formë dhe ka akoma për të treguar nga repertori i tij. Për më shumë kjo ishte pergjigja më e mirë për kritikët dhe teknikun e Juventus Sarri, që e ka zëvendësuar portugezin në dy ndeshjet e fundit.

Goli i parë nga Ronaldo u shënua pas vetëm 7 minutash lojë me anë të një penalltie. E nëse goli i parë ishte normal, atëherë goli i dytë ishte një kryevepër nga ana e sulmuesit. Një goditje që u ndal drejt e në trekëndëshin e portës lituaneze. Në minutën e 65-të, Ronaldo arriti të shënojë dhe golin tjetër, për të mbyllur tripletën personale në këtë sfidë. Me 3 golat e shënuar dje, Ronaldo ngjitet në kuotën e 98 golave të shënuar me fanellën e ekipit përfaqësues, vetëm 11 gola më pak se Ali Daei, që është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me ekipet përfaqësuese. Portugalia duhet që të fitojë edhe sfidën e fundit, për të siguruar kualifikimin për më tej në “Euro 2020”.


TË NGJASHME