HomeTeknologji

Nuk ju duhet më një karikues me vete, Apple sjell lehtësira për përdoruesit e iPhone

Kompania Apple mund të detyrohet të zëvendësojë karikuesin e iPhone me alternativën USB-C të favorizuar nga celularët Android, nga një vendim i ri i BE.

Apple ka rritur trendin dhe i rezistoi tundimit për të integruar karikimin USB-C, duke sjellë mundësitë që qytetarët të mos marrin gjatë gjithë kohës një karikuese me vete.

Parlamenti i BE po debaton duke e bërë të detyrueshme që të gjithë telefonët e rinj të kenë një “ngarkues të përbashkët” dhe zgjedhja e mundshme është USB-C.

Nëse BE detyron iPhonet e shitura në Evropë të kenë një metodë të re të karikimit, nuk ka gjasa që kompania të prodhojë dy kabllo dhe mund të përshtasë USB-C globalisht.

Nëse kjo do bëhet e mundur, i njëjti kabllo karikimi mund të përdoret për të dy pajisjet Apple dhe Android.

Ndërkohë, BE është e vendosur të votojë mbi këtë çështje në një seancë të mëvonshme, e cila është ende e paplanifikuar.

USB-C, e cila doli në treg në vitin 2014, është ngarkuesi më i fundit për shumë laptopë dhe telefona android dhe aktualisht përdoret nga Oppo Reno3, Huaëei P30, OnePlus7Pro dhe IPad Pro.


TË NGJASHME