HomeSport

Nuk ka pushim, ja sfidat e Kategorisë Superiore që do të zhvillohen në mesjavë

Ekipet e ‘Kategorisë Superiore’, nuk njohin pushim. Pas ndeshjeve në fundjavë do të rikthehn sërish në fushat e blerta edhe gjatë mesjavës.Java e 9-të, do të luhet mes dy ditëve, të mërkurën dhe të enjten. Pas fitores me Laçin, Tirana do të udhëtojë drejt Ballshit për t’u përballur me Bylisin, një prej ekipeve surprizë të këtij sezoni.

Kukësi i drejtuar nga Shpëtim Duro, pas disa rezultateve negative, kërkon kthesën dhe fitore përballë Luftëtarit. Laçi do të kërkojë fitoren ndaj Teutës, për të lënë pas krahëve humbjen ndaj Tiranës. Të gjitha këto takime do të zhvillohen të shtunën në orën 13:00, përveç sfidës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, e cila do të zhvillohet në 16:00. Nga ana tjetër, e vetmja sfidë e cila është projektuar për t’u zhvilluar ditën e enjte në orën 16:00, është supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E mërkurë, 23 tetor

Kukësi-Luftëtari 13:00

Laçi-Teuta 13:00

Bylis-Tirana 13:00

Flamurtari-Vllaznia 16:00

E enjte, 24 tetor

Partizani-Skënderbeu 16:00


TË NGJASHME