HomeSport

Nuk ka qetësi mes Wilder dhe Fury, boksierët përplasen pas peshimit

Deontay Wilder dhe Tyson Fury, janë padyshim dy nga emrat më të rëndësishëm në botën e boksit. Këta dy “titanë”, janë përballur në një ndeshje boksi e cila ka përfunuar në barazim dhe këtë të shtunë, do të përballen sërish me njëri-tjetrin, ku në lojë është titulli kampion WBS, që aktualisht mbahet nga Wilder.

Situata mes dy boksierëve, nuk është aspak e qetë, teksa gjatë peshimit situata ka agravuar edhe në përplasje mes tyre. Gjatë gjithë kohës Wilder dhe Fury kanë provokuar me fjalë, ndërkaq ka qenë Wilder që e kanë lënë nervat dhe është përplasur me Fury. Kanë qenë ekipet e dy boksierëve që kanë bërë të mundur uljen e gjakrave mes tyre.


TË NGJASHME