HomeSport

Nuk ka shërim për Paolo Dybala rezulton për herë të katërt pozitiv me Covid-19

Paolo Dybala rezulton për herë të katërt pozitiv me Covid-19.
Ky duket të jetë fati i keq i sulmuesit të Juventusit Paolo Dybala i cili ka dy muaj që është nën kujdesin e mjekve për shkak të coronavirusit.

Futbollisti ka rezultuar për herë të katërt pozitiv në gjashtë testime të kryera. Edhe pse ai ka deklaruar se ndihej shumë mirë dhe se nuk po shfaqte më simptoma, testet e coronavirusit kanë treguar se lojtari nuk është në formën e tij më të mirë.

Sikur të mos mjaftonte ky lajm i keq, kujtojmë se edhe e dashura e Dybala-s është infektuar me coronavirus dhe akoma nuk ka mundur ta mposhtë atë.
Çifti janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që të tesohen sërish pas disa javësh.


TË NGJASHME