HomePolitikë

‘Nuk kam shkelur Kushtetutën’, Meta: Vendimin e mora me përgjegjshmëri të plotë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat i ka qëndruar vendimit të tij për anulimin e datës së zgjedhjeve, duke thënë se nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Meta tha se vendimi erdhi si pasojë e nevojës për të shmangur konfliktin civil, ndërsa iu bëri thirrje partive politike që të ulen urgjentisht për të dialoguar për zgjidhjen e krizës dhe caktimin e një date të re zgjedhjesh.

Që në momentin e marrjes së këtij vendimi kam vënë re disa reagime emotive se presidenti i republikës ka shkelur Kushtetutën. Duke ditur fort mirë se ekzistojnë disa versione të kushtetutës, edhe të përkthyera gabim, ju bëj me dije se Kushtetuta e saktë është kjo këtu. Në disa raste, kanë ndryshuar jo kodi por edhe kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet që edhe presidentët që kanë marrë vendime të mëparshme nuk janë akuzuar për shkelje të kushtetutës. Kemi dëgjuar se vendimmarrja e presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve bëhet vetëm me lejen e dy partive, pra presidenti duhet të marrë leje.

Të dy palët e kishin shpallur datën si një betejë ku do të përplaseshin me njëri-tjetrin për jetë a vdekje, ndaj mora vendimin për të shmangur këtë përplasje. Republika nuk mund të jetë kapje e institucioneve dhe as delegjitimimi i tyre nga presidenti i republikës. Zgjedhjet do të duhet të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike, presidenti u bën thirrje palëve të thellohen dhe të gjejnë një zgjidhje urgjente për krizën për një datë të re zgjedhore.”, është shprehur Meta.


TË NGJASHME