HomeSport

Nuk kanë të ndalur problemet në futbollin shqiptar, Uefa heton dy ekipe për trukim ndeshjesh

Nuk kanë të ndalur problemet për futbollin shqiptar, pas dënimit të Skënderbeut një tjetër lajm i keq ka ardhur nga UEFA për futbollin shqiptar. UEFA, është duke hetuar një ndeshje të Superiores, ku dyshohet se rezultati është trukuar. Sipas një e-maili të ardhur në zyrat e FSHF-së, dyshohet se rezultati 3-1 i ndeshjes Kukësi – Kastrioti, është i trukuar.

Sistemi BFDS (Monitoron lëvizjen e koefiçientëve, u krijua në 2009-tën për të shmangur manipulimin e ndeshjeve) ka vënë re luhatje të mëdha të koefiçientëve e duke qenë se sfida në fjalë është luajtur në 30 maj, ku shumë kampionate kryesore kishin përfunduar, Kukësi dhe Kastrioti kanë qenë tejet të ekspozuar. Në e-mailin e sjellë në FSHF thuhej se bastexhinjtë kishin informacion për rezultatin e ndeshjes, ku triumfi do të ishte i kuksianëve.

Një tjetër lajm tronditës për futbollin shqiptar, që vjen fill pas atij dënimi të rëndë të Skënderbeut.Pritet me interes të shihet se cili do të jetë reagimi i dy klubeve në fjalë. Precedentët kanë treguar se skuadrat shqiptare s’e kanë të lehtë të kalojnë sprova të tilla.


TË NGJASHME