HomeSport

Nuk kanë të ndalur problemet te Milan, rrezikohet ndëshkim nga UEFA

Situata në kampin e Milan, nuk është aspak e qetë apo në një moment të mirë. Veç rezultateve të dobëta, një problem tjetër vazhdon të jetë shqetësues për drejtuesit e klubit. Problemet me UEFA-n, kanë qendër të bisedimeve që drejtuesit e ekipit kanë kryer me këta të fundit. Maldini dhe Boban kërkojnë të zbusin marrëdhëniet me qeverinë e futbollit dhe të rregullojnë situatën e ekipit për sezonet e ardhshme.

Pas humbjeve të shumta, plot 144 milionë euro, kuqezinjtë bën një hap para duke pranuar skualifikimin nga Europa League, për sezonin aktual.

Sipas “Corriere della Sera”, kuqezinjtë do të kërkojnë një marrëveshje paraprake mbi dënimet e mundshme duke pasur edhe një lloj përparësie për sa u përket rregullave mbi të cilat duhet të shëndoshë arkat në sezonet e ardhshme. Kjo procedurë duhet t’i garantojë Milanit ecuri të rregullt në kompeticionet europiane, pa pasur frikën e ndonjë gjobe të majme apo të ndonjë sanksioni tjetër të rëndë.


TË NGJASHME