HomeSport

Nuk kanë të ‘sosur’ problemet te Flamurtari, mesfushori ekipit mungon në stërvitje

Të dielën, Flamurtari do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Superligë, kundër Laçit. Një ndeshje mjaft e vështirë dhe me vlonjatët që kanë probleme të shumta këtë sezon. Si të mos mjaftonin performancat e dobëta, një tjetër problem ka ‘lindur’ në ekipin e qytetit bregdetar. Lirim Mema, mesfushori me origjinë kosovare, nuk është paraqitur ditën e djeshme në seancën stërvitore duke surprizuar stafin dhe shokët e ekipit.

Nuk dihet ende arsyeja se pse lojtari s’ka qenë në përgatitjet e radhës, por kjo është një çështje që duhet të marrë zgjidhje. Tërmeti i 26 nëntorit ka trembur të gjithë futbollistët e ardhura nga shtetet e tjera në Shqipëri dhe kësisoj kjo mund të jetë një arsye se pse Mema s’ka “zbarkuar” ende në Vlorë. A do të vijojë të jetë pjesë e Flamurtarit? Vetëm orët dhe ditët e ardhshme do ta zbulojnë diçka të tillë.


TË NGJASHME