HomeUdhëtime

Nuk ke mundësi të shkosh në plazh? Ja 6 ide fantastike çfarë të bëni gjatë këtyre ditëve të nxehta

1.Shkoni në pishina
Nëse plazhi thjesht nuk është një opsion, veçanërisht prej largësisë, atëherë pishinat janë alternativa më e mirë për të marrë disa rreze dielli e për t’u freskuar në ditët e nxehta kur qyteti është boshatisur.

2.Bëni nxirje artificiale
Nëse e urren kontrastin e lëkurës tënde me atë të shoqeve të tua plazhiste, shtiru sikur e ke bërë dhe t’i 15-ditëshin tënd në bregdet me nxirës artificialë që mund t’i bëni në sallone bukurie në formën e spray-t që qëndron rreth 2 javë, ose në kushte shtëpie me kremra.

3.Dilni për shopping
Nëse paratë nuk janë arsye për mungesën e pushimeve, atëherë nuk ka terapi më të mirë për të kaluar mërzinë sesa një dozë e mirë shopping-u. Shfrytëzoi dhe uljet e para të sezonit për të rinovuar gardërobën dhe është e sigurt që do të ndiheni më mirë.

4.Shijoni jetën e natës
Club-et dhe lokalet e natës vijojnë të jenë të mbushura me njerëz dhe nëse ndonjë prej shokëve apo shoqeve tuaja ka mbetur gjithashtu në qytet, mund të dilni fare mirë për t’u argëtuar në mbrëmje.

5.Ha ç’të të dojë qejfi
Nëse pjesa më e madhe e njerëzve shqetësohen për regjimin e tyre ushqimor përpara verës me merakun se si do të duken me rroba banje në plazh, ky mesa duket nuk ka përse të jetë shqetësimi juaj.

6.Zhvilloni pasionet tuaja
Sporti, gatimi, fotografia… Thuajse të gjithë kemi një pasion për të cilin kemi brerje ndërgjegjeje sepse nuk gjejmë kurrë kohë apo mundësi për ta zhvilluar. Ndaj nëse këtë verë keni disa ditë pushimi të cilat nuk mund t’i shfrytëzoni në plazh, përkushtojuni këtyre pasioneve dhe është e sigurt që nuk do t’ju duken ditë të çuara dëm


TË NGJASHME