HomeLajme

Nuk kishte ndodhur që në 1957, Miami kalon një kohë të gjatë pa asnjë rast vetëvrasjeje

Qyteti i Miamit po kalon 7 javë pa asnjë rast vetëvrasjeje dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur që në vitin 1957- kjo falë koronavirusit dhe faktit që njerëzit janë mbyllur në shtëpi.

Pavarësisht se pandemia është e tmerrshme dhe tragjike janë disa anë pozitive që vijnë me këtë fatkeqësi. Ajri po pastrohet, peshqit po rikthehen në lumenj dhe kanale aty ku nuk kanë qënë prej vitesh.
Dhe tani Miami po kalon kohën më të gjatë pas 60 viteve që nuk ka pasur asnjë rast vetëvrasje.

Asnjeri nuk ka vendosur ti japë fund jetës që nga 17 shkurti e deri më 12 prill, pra i thonë 7 javë dhe 6 ditë.

“Mund të themi se kjo gjë u arrit dhe falë punës së policisë, vëzhgimeve tona gjatë pandemisë dhe urdhërit për të qëndruar në shtëpi”– është shprehur shefi i departamentit të policisë në Miami.

Kjo është koha më e gjatë që qyteti ka kaluar pa asnjë rast vetëvrasje që nga viti 1957. Në atë kohë qyteti kaloi 9 javë dhe 3 ditë pa asnjë raportim vetëvrasjeje. Ndërsa në 1960 Miami kaloi 6 javë dhe 5 ditë pa raste të tilla.

Ndërsa lajme të mira vijnë nga qyteti i Florida. Këtu është shtuar numri i lindjes së breshkave të ujit…të cilat ishin gati në zhdukje.


TË NGJASHME