HomeSociale

Nuk mbyllën llotot, policia procedon dy pronarë bastesh në Tiranë

Edhe pse ligjindalon ushtrimin e aktivitetit të basteve sportive ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar 2019, dy sallone në Tiranë kanë vijuar punën. Nga kontrollet e ushtruara nga policia e Tiranës janë konstatuar dy subjektekryeqytet në rrugën “Bardhok Biba” dhe “Muhamet Allushi”, që nuk e kanë zbatuar ligjin, por kanë vijuar aktivitetin.

Dy pronarë të basteve janë proceduar nga policia, më konkretisht T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E.B., gjithashtu banues në Tiranë.

Ndaj tyre rëndon akuza “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia paralajmëron se “kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”.


TË NGJASHME