HomeShowbiz

‘Nuk më kanë dhënë lekët’, Jonida Maliqi ‘shpërthen’ ndaj RTSH

Në maj u mbajt në Izrael “Eurovision 2019″, ku Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, një këngë me një mesazh të fuqishëm.

Kjo këngë fillimisht u shpall fituese në Festivalin e Këngës në RTSH dhe siç tregon Jonida kënga fituese duhet të paguhej nga RTSH.

Në intervistën e fundit të Jonida Maliqit, si e ftuar në emisionin “Treshat” në Vizion Plus, këngëtarja u shpreh se jo vetëm nuk është paguar ende, por faktin se duhet të merrte një pagesë e ka mësuar nga kolegët të cilët janë shpallur fitues para saj.

“Ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”, thotë këngëtarja.

E pyetur nëse shpreson t’i marrë ato para, Jonida u përgjigj: “Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”.


TË NGJASHME