HomePolitikë

Nuk mori autobusin si gjithë liderët e tjerë, Joe Biden ngec në trafikun e Londrës

Limuzina e madhe e blinduar e Joe Biden, me nofkën “Bisha”, u bllokua sot në trafikun e Londrës teksa nisej drejt Westminster Abbey. Presidenti i SHBA po shkonte për funeralin e Mbretëreshës kur automjeti ngeli në trafik.

Zoti Biden u pa duke përshëndetur me dorë publikun, të cilët u befasuan kur panë Presidentin e SHBA duke kaluar me makinë mes tyre.

Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde i Belgjikës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia i Spanjës, Mbreti Carl XVI Gustaf dhe Mbretëresha Silvia i Suedisë dhe Mbreti i Hollandës Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima janë ndër ata që bëjnë një udhëtim modest në grup me autobus.

Por Presidentit Biden iu dha një përjashtim i veçantë nga Zyra e Jashtme për t’u marrë në limuzinën e tij antiplùmb.

Monarkja e ndjerë u takua me 13 nga 14 presidentët e fundit amerikanë gjatë mbretërimit të saj të pabesueshëm 70-vjeçar.

Funerali i Mbretëreshës ka filluar që në orën 11:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 19:30.


TË NGJASHME